Keni pasur probleme me Facebook? Ja përse ka ndodhur sipas Zuckerberg

Teknologji

Keni pasur probleme me Facebook? Ja përse ka ndodhur sipas Zuckerberg

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 08:07
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg

Gjatë këtyre ditëve, Facebook ka pasur probleme në funksionim dhe kjo për faktin se po bënte përditësim të të dhënave.

Themeluesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg ka deklaruar se në bazë të rezultateve të tyre, Facebook rezulton që të ketë 1.9 miliardë përdorues.

“Komuniteti ynë tani ka pothuajse 1,9 miliardë njerëz, nga të cilët 1.2 miliardë njerëz janë aktivë çdo ditë. Më shumë se 65 milionë biznese të vogla përdorin Facebook për të komunikuar me klientët e tyre”, njofton Zuckerberg.

Sipas tij, synimi është që të zhvillohet akoma më shumë transmetimi live me video në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të shikojnë çdo gjë përmes aplikacionit në celular. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat