Facebook me shumë risi për videot

Teknologji

Facebook me shumë risi për videot

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 19:15
Ilustrim

Facebook ka njoftuar një numër tiparesh të reja që do të përmirësojnë shikimin e videove në platformën e tyre të aplikacionit mobil.

Ndër to do të jenë tiparet si videot auto-play me zë, videot ‘portrait’ që do të përmirësohen, shikimi i videove do të mundësohet edhe kur jeni duke vështruar lajmet tjera dhe një aplikacion Facebook Video për platformën e TV.

Videot ‘auto-play’ në aplikacionin e Facebook tani do të lëshohen me zë. Facebook ka filluar të testoj këtë tipar tashmë dhe ka marrë reagime pozitive.

Për më shumë, videoja nuk do të ketë zë kur pajisja e ka të ndalur zërin. Në ndërkohë, përdoruesit do të kenë mundësi edhe të ndalin zërin e këtyre videove, nëse nuk dëshirojnë të bezdisen nga videot që nuk janë me interesim për ta.

Në anën tjetër, nganjëherë ne dëshirojmë që të shikojmë një video por të vazhdojmë të kontrollojmë lajmet tjera. Tani, edhe kjo është e mundur. Facebook do të mundësoj zvogëlimin e videove për të mundësuar shikim dhe në të njejtën kohë leximin e postimeve të tjera.

Më në fund, Facebook do të sjell edhe një video aplikacion për TV. Ky aplikacion do të lansohet për platformat televizive si Apple TV, Amazon Fire TV dhe Samsung Smart TV. Në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje të shikoni videot e Facebook në ekran të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat