Apple prezanton tiparet e veçanta të iPad Pro

Teknologji

Apple prezanton tiparet e veçanta të iPad Pro

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 16:06
iPad Pro

Apple ka lansuar katër video të reja promovuese për iPad Pro. Mesazhi kryesor tek secila prej tyre është se iPad Pro është aq funksional sa të jetë kompjuteri juaj personal, dhe çdo video sqaron një aspekt dhe tipar të veçantë.

Njëra prej videove flet për mungesën e viruseve të PC-së në iPad Pro përderisa videoja e dytë tregon mundësinë e përdorimit të Microsoft Word në këtë pajisje.

Videoja e tretë bën të ditur se pajisja mund të lidhet edhe përmes konektimit LTE, duke mos ju kufizuar vetëm në përdorimin e lidhjes suaj së internetit apo Wi-Fi.

Videoja e fundit rrëfen si iPad Pro është më i fuqishëm se shumica e laptopëve dhe në të njejtën kohë posedon edhe ekran të ndjeshëm në prekje.

Pjesa interesante e videove është se ato spjegohen përmes cicërrimave reale. Apple mund të ketë ndryshuar fytyrën e personit që ka postuar mirëpo secila prej këtyre tëeet-ave është marrur prej atyre aktuale, të postuara nga llogari reale, gjatë viteve të fundit.

Reklamat nuk tregojnë specifikat apo tiparet e modeleve të iPad Pro. Ato fokusohen në mundësitë dhe aftësitë e pajisjes. Kjo mënyrë e reklamimit ka kuptim pasi që Apple do të zëvendësoj modelet ekzistuese të iPad gjatë muajit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat