“Google” dhe “Microsoft” i shpallin luftë sajteve pirate

Teknologji

“Google” dhe “Microsoft” i shpallin luftë sajteve pirate

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

“Google” dhe “Microsoft Bing” do të bllokojnë qasjen në përmbajtjet e piratuara. Ky është premtimi i dy gjigandëve të kërkimit online, një projekt i cili ka filluar implementimin në Britani.

Kodi i ri i cili do të bëjë të mundur bllokimin e qasjes do të zhvillohet në bashkëpunim me mbajtësi e të drejtave të autorit. Ndër tjera kodi i ri do të ridrejtojë përdoruesit tek uebsajtet e kompanive të autorizuara.

Shpeshherë përdoruesit duke kërkuar një përmbajtje të caktuar e gjejnë vetveten në një shpërndarës ilegal të tyre.

Aleanca për Pronësinë Intelektuale dëshiron që në krye të rezultateve të kërkimit të shfaqen përmbajtjet dhe distributorët e ligjshëm.

Organizata në fjalë do të bëjë publik kodin së shpejti ndërsa ndryshimet pritet të aplikohen gjatë verës. Pritet që “Google” dhe “Microsoft” të aplikojnë masat e reja globalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat