A keni probleme me Facebook? Nuk jeni të vetmit

Teknologji

A keni probleme me Facebook? Nuk jeni të vetmit

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:08
Facebook

Facebook ka filluar të ketë sërish probleme me qasjen dhe me postimet e personave, por edhe mediave në botë

Mediat në Britani tashmë po raportojnë se shumë përdorues të rrjetit social Facebook kanë probleme për t’u qasur në profilet e tyre. Ky problem nuk është shfaqur vetëm në Britani, por edhe në Kosovë.

Ende nuk është bërë asnjë lajmërim nga kompania e Facebook për këtë problem, mirëpo rifreskimi i faqes tani për tani është i pamundur.

Përdorues të rrjetit social Twitter kanë filluar të bëjnë statuse për këtë problematikë me #Facebookdown.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat