“Facebook” prezanton aplikacionin për televizorët inteligjentë

Teknologji

“Facebook” prezanton aplikacionin për televizorët inteligjentë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 19:25
Aplikacioni i ri tregon një ambicie të “Facebook” për tu zgjeruar akoma dhe më shumë në pajisjet e teknologjisë.

Vetëm pak javë pasi vetë kompania e “Facebook” bërë me dije ndërtimin e një aplikacioni posaçërisht për televizorët inteligjentë, tashmë Mark Zuckeberg ka prezantuar aplikacionin e parë për nga rrjetet sociale i cili do të jetë i disponueshëm në televizorët “Samsung Smart TV”.

Aplikacioni i ri tregon një ambicie të “Facebook” për tu zgjeruar akoma dhe më shumë në pajisjet e teknologjisë, ndërsa po ashtu edhe sa i përket videove.

E disponueshme gjithashtu do të jetë edhe video-transmetimi drejtpërsëdrejti. Më herët aplikacioni u prezantua edhe për “Amazon Fire TV” dhe “Apple TV”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat