Pas Snapchat dhe Instagram, zbuloni risinë e fundit që u ka ‘kopjuar’ Facebook

Teknologji

Pas Snapchat dhe Instagram, zbuloni risinë e fundit që u ka ‘kopjuar’ Facebook

Më: 5 mars 2017 Në ora: 19:23
Facebook

Ishte raportuar para një muaji e gjysëm se aplikacioni i Facebook për mobile do të vinte me një veçori të re, Facebook Story. Por kjo nuk mund të ishte e gjitha ‘risi’, pasi e kemi parë për herë të parë në aplikacionin Snapchat, dhe më pas në Instagram dhe Whatsapp.

Sipas raportimeve të TechSot  disa persona në Shqipëri kanë arritur të përfitojnë nga rifreskimi i aplikacionit të Facebook, duke u bërë disa nga të parët që arrijnë të përdorin ‘Facebook Story’. Sipas ‘screenshoteve’, përdoruesit nga Shqipëria janë duke përdorur Android.

Facebook Story është një foto apo video që e ngarkon në rrjetin social, dhe mund të shihet nga të gjithë shokët e tu, por kjo foto apo video qëndron aty vetëm për 24 orë, dhe më pas fshihet. Kjo është një veti që Snapchat e ka pasur para dy – tre viteve, por që Facebook e ka implementuar atë në Instagram, Whatsapp, dhe tashmë në aplikacionin kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat