Nëse i keni këto aftësi, mund të fitoni punë në Google, Apple ose Microsoft

Teknologji

Nëse i keni këto aftësi, mund të fitoni punë në Google, Apple ose Microsoft

Më: 6 mars 2017 Në ora: 17:09
Ilustrim

Nëse dëshironi që të fitoni një punë në kompanitë më të mëdha të botës, duhet të keni disa aftësi të veçanta.

Të dhënat e nxjerra nga Paysa, faqe kjo që ka rishikuar miliona rezyme, tregojnë se çfarë aftësi ju duhen për të fituar një punë në Google, Apple ose Microsoft.

Në Amerikë, këto tri kompani janë zgjedhur vendet më të mira për të punuar. Microsoft ka 120,849 punëtorë, Apple ka rreth 100,000 dhe Google 61,000 punëtorë.

Dhe për të fituar një punë në këto kompani nuk ka nevojë që të jeni gjithqysh në Amerikë – vetëm duhet t’i keni disa aftësi.

Paysa e përpiloi listën e aftësive të kërkuara nga këto kompani dhe ato janë si më poshtë:

Dizajnerët duhet të dinë:

1.     Dizajn grafik

2.     Ueb dizajn

3.     Photoshop

4.     Illustrator

5.     Arkitekturë të informacionit

6.     Dizajn të ndërfaqes së përdoruesit

7.     Art

Inxhinierët duhet të dinë:

1.     C++/c/c#

2.     Java

3.     Zhvillim të programeve

4.     Python

5.     Javascript

6.     Metodologjitë e shkathtësisë

7.     SQL

Menaxherët e produkteve duhet të dinë:

1.     Menaxhim të projekteve

2.     Lidership

3.     Shërbim të klientëve

4.     Strategji

5.     Marketing të produkteve

6.     Programet Enterprise

Shkencëtarët e të dhënave duhet të dinë:

1.     Analizë të të dhënave

2.     SQL

3.     Menaxhim të projekteve

4.     Analizë të biznesit

5.     Python.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat