Vjen risia e radhës në Facebook

Teknologji

Vjen risia e radhës në Facebook

Më: 15 mars 2017 Në ora: 22:34
Tani storjet e Facebook do të shfaqen në një hapësirë horizontale mbi ‘News Feed’, ngjashëm me Storjet e Instagram

Befasi, befasi. Facebook është duke e kopjuar përsëri Snapchat-in.

Pasi debutoi Storjet e Facebook-ut – një klonim i Storjeve të Snapchat – në Irlandë më herët këtë vit, kompania është duke e lansuar veçorinë e tij edhe më gjerë.

Tani storjet e Facebook do të shfaqen në një hapësirë horizontale mbi ‘News Feed’, ngjashëm me Storjet e Instagram.

Përveç Storjeve, Facebook ka një seksion të ndarë të quajtur “Direct”, ngjashëm me atë të Snapchat.

Storjet në Facebook përmbajnë gjithashtu edhe filterët e stilit të Snapchat me kamerën, të cilën kompania ka qenë duke e testuar që nga gushti i vitit të kaluar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat