Hakerat kërcënojnë me shlyerje të të dhënave nga miliona iPhone

Teknologji

Hakerat kërcënojnë me shlyerje të të dhënave nga miliona iPhone

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:56
Apple, thuhet se asnjë nga sistemet e kompanisë, përfshirë iCloud dhe Apple ID – nuk është thyer.

Kompania Apple ka hedhur poshtë pohimet e grupit të hakerave, i cili ka bërë të ditur se ka arritur të ketë qasje në qindra miliona të llogarive iCloud.

Në deklaratën e Apple, thuhet se asnjë nga sistemet e kompanisë, përfshirë iCloud dhe Apple ID – nuk është thyer dhe se lista me email-at dhe fjalëkalimet e hakuar janë nga serviset e mëhershme të kompromentuara. Grupi Turkish Crime Family, ka konfirmuar se ka vjedhur detajet e mbi 300 milionë llogarive iCloud, në mënyrë që të fitojnë para nga kompania Apple.

Grupi, sipas pohimeve, ka kërkuar 75.000 dollarë në Bitcoin ose Ethereum, ose 100.000 dollarë në kartelat e dhuratave iTunes, deri më 7 prill. Nëse Apple nuk përmbush kërkesat, grupi ka kërcënuar se do të resetojë nga largësia llogaritë iCloud dhe do të shlyejë të gjitha të dhënat nga pajisjet e Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat