Themeluesi i Oculus braktis Facebook-un

Teknologji

Themeluesi i Oculus braktis Facebook-un

Më: 31 mars 2017 Në ora: 13:17
Palmer Laki

Palmer Laki, themelues i kompanisë Oculus VR, dhe njëri nga personalitetet më të njohura në botën VR, braktis Oculus dhe kompaninë amë Facebook.

Oculus ka konfirmuar lajmin për Gamespot. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga UploadVR, i cili ka bërë të ditur se marsi do të jetë edhe dita e fundit e punës së Palmer Laki në Oculus.

Aktualisht është e panjohur arsyeja e largimit të Laki, vendim i cili vjen pothuajse pas tri vjetësh qëkur Oculus iu shit Facebook-ut për dy miliardë dollarë.

Tash për tash nuk ka informacione se çfarë Palmer Laki planifikon për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat