Facebook do të bllokojë telefonatat e padëshirueshme

Teknologji

Facebook do të bllokojë telefonatat e padëshirueshme

Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:50
Facebook

Facebook vazhdon të na surprizojë me idetë e tij për aplikacionet në pajisjet mobile. Kompania solli para disa muajsh veçorinë “Voice Calls” tek aplikacioni i saj Messenger, duke sfiduar kështu aplikacione të ngjashme me të, si Skype. Tani kompania po teston një tjetër aplikacion, i quajtur Phone, me të cilin do të rivalizojë aplikacionin Truecaller.

Ky aplikacion do të shfaqë informacione mbi telefonuesin dhe do të bllokojë automatikisht telefonatat e padëshirueshme. Emri i aplikacionit, Phone, tregon se aplikacioni mund të integrojë kontaktet në telefon me llogaritë e Facebook-ut.

Nuk kemi ndonjë informacion se kur mund të bëhet zyrtar ky aplikacion. Kompania mund ta prezantojë atë në Konferencën e përvitshme F8, që do të organizohet më 25 prill 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat