Facebook prezantoi M, asistentin virtual për messenger

Teknologji

Facebook prezantoi M, asistentin virtual për messenger

Më: 8 prill 2017 Në ora: 16:05
Ilustrim

M sipas funksioneve të veta na përkujton Clippy të kompanisë Microsoft, asistentit digjital për Word, të cilin e kemi përdorur nga ’97 deri ’03.

Facebook paralajmëroi M para një viti dhe nisi të testojë aplikacionin në bazë të veprimit të brendshëm të përdoruesve të messenger-it.  

Thënë më thjesht, M ‘incizon’ ato që shtypni, konfirmon temën e bisedave dhe ofron propozime për vazhdimin e komunikimit në bazë të deklaratave të ndryshme, emocioneve dhe veprimeve.  

M është i qasshëm në sistemet iOS dhe Android, por ende jo në rajonin e Evropës.

Messenger përdoret nga miliarda njerëz në gjithë botën dhe Facebook pret që shumica ta pranojnë M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat