Pika e fortë e Apple është vlera e produkteve jo volumi

Teknologji

Pika e fortë e Apple është vlera e produkteve jo volumi

Më: 9 prill 2017 Në ora: 08:56
ilustrim

A keni pyetur ndonjëherë si është bërë Apple kompania më me vlerë në botë? Në fund të fundit kompania shet pajisje elektronike dhe jo naftë e as armë.

Një raport i fundit i Gartner tregon sesa i madh është tregu i pajisjeve elektronike si telefonë, tabletë apo ngjashëm.

Sipas të dhënave të firmës, përdoruesit kanë shpenzuar 600 miliard dollar vitin e kaluar në pajisje. Sakaq të ardhurat e gjeneruar nga një produkt i vetëm i Apple, iPhone, ishin 139 miliard dollar ose 35% të shpenzimeve globale në telefonët mobil.

Interesant është fakti se kompania ka shitur vetëm 215 milion iPhone, e thënë ndryshe vetëm 11% të tregut. E njëjta situatë vlen edhe për tregun e tabletëve dhe kompjuterave.

E vërteta qëndron tek kostoja e pajisjeve të Apple shumë më e lartë sesa mesatarja. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat