Autoritetet Evropiane pranë një akordi me “Facebook” për të dhënat e “WhatsApp”

Teknologji

Autoritetet Evropiane pranë një akordi me “Facebook” për të dhënat e “WhatsApp”

Më: 13 prill 2017 Në ora: 11:55
‘WhatsApp” dhe “Facebook”

Autoritetet Evropiane janë pranë arritje së një akordi me gjigandin “Facebook” për shkrirjen e të dhënave të WhatsApp me rrjetin social të cilin e bleu në 2014-ën.

Autoritetet për Mbrojtjen e Konsumatorëve të 28 vendeve anëtare kërkuan nga Unioni ndalimin e shkëmbimit të të dhënave mes ‘WhatsApp” dhe “Facebook” pa dijeninë e përdoruesit.

Komisionerja Irlandeze e cila drejton çështjen e privatësisë së “Facebook” në Bashkimin Evropian, Helen Dixon, tha të martën se shpreson që një marrëveshje finale të arrihet brenda Verës.

“Besoj se kemi gjetur dakordësinë mes palëve, të cilat kuptojnë rëndësinë e informacionit dhënë përdoruesve, i cili duhet të jetë më transparent dhe më i shpjeguar thjeshtë,” tha ajo për agjencinë e lajmeve “Reuters”. “Jemi në kërkim të një zgjidhjeje,” vijoi ajo më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat