Facebook synon që ta kontrollojmë kompjuterin me trurin tonë

Teknologji

Facebook synon që ta kontrollojmë kompjuterin me trurin tonë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 05:43
Projekti, në fazat e hershme, do të kërkojë një teknologji të re, që heton valët e trurit pa nevojë për operacion, shkruan BBC.

Facebook ka thënë se po punon në një teknologji që na lejon që t’i kontrollojmë kompjuterët direkt me trurin tonë.

Projekti, në fazat e hershme, do të kërkojë një teknologji të re, që heton valët e trurit pa nevojë për operacion, shkruan BBC.

“Ne nuk po flasim që t’i dekodojmë mendimet tuaja të rëndomta”, tha Regina Dugan nga Facebook.

“”Ju keni disa mendime, ju vendosni që t’i ndani disa nga to”.

“Ne po flasim për dekodimin e atyre fjalëve”, shtoi Dugan.

Edhe themeluesi Mark Zuckerberg shtoi në faqen e tij në Facebook se truri ynë prodhon mjaftueshëm të dhëna që t’i transmetojmë katër filma HD çdo sekond.

Ai tha se ata po punojnë në një sistem që do t’i lejonte ata që të shkruajnë direkt nga truri, për pesë herë më shpejtë se sa mund të shkruani në telefonin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat