Tani prindërit mund ta përcjellin se çfarë po shikon fëmiu i tyre online

Teknologji

Tani prindërit mund ta përcjellin se çfarë po shikon fëmiu i tyre online

Më: 22 prill 2017 Në ora: 06:27
Ilustrim

Amazon është gati ta lëshojë Parent Dashboard, një opsion i ri që lejon prindërit që ta kontrollojnë aktivitetin online të fëmijëve të tyre.

Kjo metodë është dizajnuar për t’u përdorur me tabletat Amazon Fire, dhe përfshin bonuset  si “Kartat e Diskutimit” – një listë pyetjesh të sugjeruara për librat që i kanë lexuar apo për videot që i kanë shikuar.

I dizajnuar për t’i inkurajuar fëmiëjt që të rrëfehen, kjo është një risi për të cilën Amazon janë të ngazëllyer.

“Tek fëmijët po mësojnë që të luajnë të pavarur me tabletat e tyre, ne duam që t’ua mundësojmë më shumë mënyra prindërve sa i përket zbulimeve digjitale”, tha Kurt Beidler, drejtor për fëmijë dhe familje i Amazonit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat