Apple me një plan për zhvillimin e një sistemi vetëdrejtimi për makinat e automatizuara

Teknologji

Apple me një plan për zhvillimin e një sistemi vetëdrejtimi për makinat e automatizuara

Më: 24 prill 2017 Në ora: 06:10
Apple

Apple tashmë ka një plan për të vënë në jetë makinat e automatizuara shkruhej në një dokument të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters i cili zbulon aspiratat e kompanisë në këtë sektor.

Prodhuesi i iPhone mori lejen e testimit të këtyre makinave në Kalifoni më 14 Prill, megjithatë Apple nuk mbajti asnjëherë qëndrim lidhur me planet e saj.

Kompania tani i bashkohet listës së gjatë të prodhuesve të makinave, startupeve dhe rivalëve të teknologjisë si Alphabet. Apple kërkon godasë këtë treg i cili pritet të revolucionarizojë industrinë tradicionale të makinave.

Dokumentet e publikuara flasin për një trajnim i cili do tu bëhet drejtuesve me titull “Automated System: Development Platform Specific Training Overview.”

Megjithatë fakti se Apple ka marrë një leje me të cilën mund të testojë makina me sistem vetëdrejtimi nuk do të thotë se ka për të ndërtuar një makinë nga e para. Përkundrazi Apple mbase synon ndërtimin e një platforme e cila mund të integrohet me makinat e prodhuesve tradicionalë. /CIO Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat