Facebook shton kontrollin ndaj përmbajtjeve shqetësuese

Teknologji

Facebook shton kontrollin ndaj përmbajtjeve shqetësuese

Më: 3 maj 2017 Në ora: 17:05
Ilustrim

Facebook planifikon që të angazhojë 3.000 persona shtesë për mbikëqyrjen e raporteve me përmbajtje shqetësuese, të cilat publikohen në këtë rrjet shoqëror, siç janë video-xhirimet e vrasjeve ose vetëvrasjeve.

Këtë e ka bërë të ditur në Facebook vetë themeluesi dhe pronari i këtij rrjeti shoqëror Mark Zuckerberg. 

Bëhet fjalë për personel shtesë, pavarësisht 4.500 njerëzve, të cilët tashmë për Facebook verifikojnë përmbajtjet, të cilat eventualisht shkelin kushtet e përdorimit të rrjetit shoqëror. Rrjetet shoqërore janë gjetur në qendër të kritikave për shkak të publikimeve bizare të përdoruesve, në mesin e të cilës ka pasur edhe transmetime direkt të krimeve dhe vetëvrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat