Tabletët e Apple dominojnë tregun pavarësisht rënies së shitjes

Teknologji

Tabletët e Apple dominojnë tregun pavarësisht rënies së shitjes

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:04
iPad

Dërgesat e tabletëve iPad të Apple janë në rënie konstante në disa nga tremujorët e fundit, për shkak se komplet tregu i tabletëve është në rënie të madhe dhe kjo ka ndikuar edhe në Apple.

Megjithatë, pavarësisht rënies së shitjes, Apple vazhdon të mbetet prodhuesi më i madh i tabletëve në botë.

Apple në tremujorin e fundit ka shitur 8,92 milionë iPad, që paraqet rënie në krahasim me 10,2 milionë tabletë sa ishin shitur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti i kompanisë TrendForce tregon se Apple edhe më tej prin kur është në pyetje prodhimi i tabletëve, pavarësisht rënies së shitjes prej 9,3 për qind në nivel vjetor.

TrendForce parashikon që tremujori aktual i kompanisë Apple mund të kthejë rritjen e shitjes, pasi kohë më parë është paralajmëruar iPadi i ri 9.7 inç, ndërsa në një të ardhme të afërt pritet dalja edhe e një iPad-i nga segmenti premium.

Apple duhet të shesë mbi 9,9 milionë iPad, aq sa ishte shitur vitin e kaluar, në mënyrë që vitin 2017 ta përfundojë në zonën e gjelbër për tabletët e saj. Arritja e këtij rezultati pritet të shihet dhe kjo varet nga performanca, të cilën modelet iPad për këtë vit do ta arrijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat