Apple dërgon ftesat për WWDC 2017

Teknologji

Apple dërgon ftesat për WWDC 2017

Më: 10 maj 2017 Në ora: 12:33
Ilustrim

WWDC 2017 do të mbahet muajin e ardhshëm dhe Apple ka nisur të dërgojë ftesat për këtë ngjarje.

Në bazë të këtyre ftesave bëhet e ditur se ngjarja vjetore e Apple mbahet nga 5 deri 9 qershor.

Sa i përket prezantimeve në këtë ngjarje mund të presim me siguri se çfarë Apple planifikon në të ardhmen me platformat iOS dhe macOS. Tashmë kemi dëgjuar se Apple do të prezantojë versionin e tij Workflow për iOS dhe macOS, ndërsa pritet të shohim edhe përditësime për watchOS dhe tvOS, transmeton KosovaPress.

Sa i përket publikimeve të harduerit, ka pasur zëra se do të shohim telefonin e ri iPhone, por kjo është pak e besueshme. Apple po ashtu mund të prezantojë pajisje që do të konkurrojnë rivalët Amazon Echo dhe Google Home.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat