Këto gjëra mos i publikoni asnjëherë në rrjetet sociale

Teknologji

Këto gjëra mos i publikoni asnjëherë në rrjetet sociale

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:39
ilustrim

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale janë shndërruar tashmë në hapësira të mirëfillta komunikimi ku njerëzit ndajnë jo vetëm pikëpamjet dhe idetë e tyre por dhe copëza nga jeta e përditshmëria e tyre.

Mund të publikoni çfarë të dëshironi, por vetëm jo gjërat e mëposhtme, të paktën kështu thonë ekspertët e kibernetikës

1. Patentën e shoferit 

Patenta juaj përmban datën e lindjes, foto dhe gjithfarë informacioni tjetër i vlefshëm për “hajdutët e identitetit” .

2. Planet tuaja të pushimeve 

Mos shkruani asgjë në internet kur do të largoheni dhe sa kohë do të zgjasë udhëtimi. Ky informacion është si minierë ari për keqbërësit.

3.Faqet e brendshme te pasaportës 

Kodet dy dimensionale dhe kodet QR mund të mbajnë shumë informata dhe kodet e printuara mund të lejojnë që dikush të zbulojë më shumë rreth jush, planet e udhëtimit tuaj të ardhshëm etj.

4. Si ndiheni me të vërtetë për shefin tuaj ! 

Mendimet për koleget e jo vetëm bëni mirë t’i ndani në një bisedë private mes miqsh të vërtete sesa në murin e Facebook-ut.

5. Gjërat për fëmijët tuaj 

Çdo prind vendos vetë nëse dëshiron të postojë foto të fëmijëve, por sigurohuni që në Facebok mos të ndani të dhëna të rëndësishme si adresa e shkollës, momentet kur ai është vetëm etj. 

6. Çdo gjë tjetër për të cilën mund të pendoheni 

Shmangni postimet kur jeni të dehur, kur sapo jeni ndarë nga partneri apo gjëra të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat