BE detyron Facebook dhe YouTube të heqin fjalimet e urrejtjes

Teknologji

BE detyron Facebook dhe YouTube të heqin fjalimet e urrejtjes

Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Rrjetet Facebook dhe You Tube do të jenë të detyruara të largojnë fjalime me përmbajtje të urrejtjes në faqet e tyre sipas një propozimi të miratuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Vendimi i BE-së tash pret miratimin e Parlamentit Evropian para se të hyjë në fuqi.

Nëse ky rregull do të implementohet, rrjetet shoqërore do të jenë të obliguara që të bllokojnë përmbajtjen e caktuar, siç janë video-klipet, të cilat promovojnë terrorizëm ose urrejtje në baza të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat