Kompania Google ka lansuar kampanjën gjatë së cilës do të edukojë fëmijët për t’u mbrojtur nga mashtrimet dhe problemet tjera në internet, është bërë e ditur të martën.
Planin e programit Be Internet Aware, Google e ka ndarë me disa grupe për siguri online, përfshirë Institutin për siguri online të familjeve, Koalicionin Mbaje internetin të sigurt dhe Lidhu i sigurt.
Mësimi është i dedikuar për fëmijët e moshës prej tetë deri 12-vjeç. Për ta bërë mësimin sa më argëtues, Google dhe partnerët e tij kanë krijuar lojën Interlend në mënyrë që fëmijët të njihen me sigurinë online.
Google po ashtu inkurajon mësimdhënësit që të përdorin elemente të këtij programi gjatë mësimit.