“WhatsApp” do të përdorë serverat e “Facebook”

Teknologji

“WhatsApp” do të përdorë serverat e “Facebook”

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:16
Facebook - WhatsApp

“WhatsApp”, shërbimi më popullor i mesazheve në botë me mbi një miliard përdorues, sot përdor infrastrukturën cloud tw IBM. Sipas informacionit të marrë nga CNBC, “Facebook” ka planifikuar migrimin në qendrat e saj të të dhënave, ndoshta për të zvogëluar kostot operative. Përdoruesit nuk do të vënë re asgjë, sepse tranzicioni do të zhvillohet pa ndërprerje.

Kompania e Menlo Park e bleu “WhatsApp” në vitin 2014 për 19 miliardë $, por shërbimi ka mbetur në serverat SoftLayer tw IBM, për përdorimin e të cilave “Facebook” shpenzon rreth 2 milion $ në muaj. Pse migrimi u shty për gati tre vjet? Sipas burimit të CNBC, “Facebook” kishte për të përfunduar ndryshime në shërbime të tjera, duke përfshirë “Instagram”, e cila deri në vitin 2014 kishte shfrytëzuar Amazon Web Services (AWS). Inxhinierët duhet të merreshin edhe me ndarjen e “Facebook Messenger” nga aplikacioni kryesor.

“WhatsApp” përfaqësonte pa dyshim një nga klientët më të mirë të IBM. Shërbimi bëhej nga mbi 700 servera të ndara në mes qendrave të të dhënave në San Jose dhe Washington D.C. Kompania e Armonk lëshoi ??një deklaratë që konfirmon “divorcin”, duke i atribuar të IBM Cloud-it një rol të rëndësishëm në suksesin e “WhatsApp”.

Kur shërbimi i mesazheve përfundoi në treg (2009), inxhinierët zgjodhën infrastrukturë cloud tw SoftLayer (fituar nga IBM në vitin 2013), të përbërë nga serverat ‘metalikë” që ofrojnë performancë më të mirë. Servererat e “Facebook” në vend janë më të efektshme për shkak se kërkojnë më pak hardware, përmes përdorimit të makinave virtuale. Kjo gjithashtu nënkupton një reduktim të konsumit dhe për këtë arsye edhe një reduktim në shpenzime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat