Së shpejti bëhen dy miliardë përdorues aktivë në Facebook

Teknologji

Së shpejti bëhen dy miliardë përdorues aktivë në Facebook

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

We Are Social dhe Hootsuite kanë bërë raportin për tregun digjital në gjithë botën.

Raporti zbulon se 67% e popullsisë, përkatësisht 5 miliardë njerëz përdorin ndonjë lloj të pajisjeve mobile. Nga të gjitha pajisjet e përdorura, 80% prej tyre janë telefona.

Numri i përdoruesve të rrjeteve shoqërore shënon rritje në mënyrë proporcionale. Facebook ka mbi 230 milionë njerëz vetëm në Amerikë. Edhe një rritje e dukshme është shënuar në Indonezi, ku numri i përdoruesve aktivë ka arritur në 117 milionë.

Interesant është fakti se numri i përgjithshëm i përdoruesve aktivë në muaj në Facebook tash sillet rreth 1,938 miliardë, që paraqet rënie prej 1,5%.

Analistët besojnë se nuk ka arsye për panik, pasi që rrjeti shoqëror tashmë për disa javë pritet të ketë mbi dy miliardë përdorues aktivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat