Apple në vendin e parë në treg edhe me ora

Teknologji

Apple në vendin e parë në treg edhe me ora

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:22
Apple Watch

Sipas të dhënave të lëshuara nga firma për hulumtim të tregut Strategy Analytics, Apple pretendon se ka mbi 50% – 53% për të qenë të saktë – të tregut global me orat e saj Apple Watch në tremujorin e parë të vitit në vazhdim, duke ruajtur pozicionin e saj të liderit.

Vendi i dytë ishte i rezervuar nga Samsung, të cilët morrën 12.8% të tregut. Gjiganti teknologjik i Koresë së Jugut tejkaloi Fitbit, i cili erdhi në vendin e tretë me 12.2% të tregut. Raporti ia atribuoi suksesin e Samsung përmes përmirësimit të Gear S3.

Sa i përket dërgesave totale të produkteve, Apple përsëri e kryesoi listën me 16% të aksioneve, ndërsa pozicionet e dyta dhe të treta u pretenduan nga Xiaomi dhe Fitbit me përkatësisht 15.5% dhe 12.3% të tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat