Londra bëhet me kioska Wi-Fi

Teknologji

Londra bëhet me kioska Wi-Fi

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 20:16
Londer

Korporata britanike e telekomunikacioneve British Telecom (BT) ka vendosur që t’i kthehet teknologjisë moderne.

Ajo ka nisur projektin për vendosjen e kioskave ose terminaleve Wi-Fi në rrugët  e Londrës, më saktë përgjatë rrugës Camden High.

Këto kioska nën emrin InLinks përdoruesve do t’iu ofrojnë lidhje falas në pajisjet e tyre në Wi-Fi.

Aty janë edhe informacione të tjera siç janë prognoza e motit, lajme nga bashkësia dhe informacione të lidhura me metronë londineze. Kioskat Wi-Fi në Londër në tërësi financohen përmes rrugës së përmbajtjeve të reklamave, të cilat pandërprerë shfaqen në ekranet e tyre.  

Në të ardhmen projekti pritet të zgjerohet në gjithë Londrën dhe qytetet tjera britanike deri në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat