“Facebook” prezanton opsion të ri të matjes së performancës së reklamave

Teknologji

“Facebook” prezanton opsion të ri të matjes së performancës së reklamave

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 14:43
Facebook

Facebook implementoi ditën e enjte opsione të reja matjesh për bizneset të cilat blejnë reklama dhe posedojnë një faqe në Facebook.

Vitin e kaluar kompania pranoi se kishte raportuar gabimisht performancën e reklamave. Edhe pse problemet me matjen e performancës nuk ishin serioze, ato treguan se kompania duhet të punojë më shumë me transparencën.

Ndryshimet e reja të publikuara ditën e djeshme nuk pritet të kenë impakt të lartë individualisht por kompania tha se janë pjesë e një iniciative më të gjërë për të përmirësuar situatën.

Matësi më i ri quhet “landing page views,” i cili u tregon reklamuesve sesa përdorues kanë arritur të qasen në faqen e tyre mobile thjesht duke klikuar një reklamë.

Sipas Facebook kjo masë do ti ndihmojë biznesit të kuptojnë rëndësinë e një eksperience më të mirë nga platformat mobile.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social kërkon të përmirësojë eksperiencën në fjalë, dhe Instant Articles dhe Canvas provojnë mësë miri.

Së fundit faqet e Facebook do të paraqesin informacion për rritjen ose rënien e numrit të ndjekësve, numrit të njerëzve që lexojnë informacionin e faqes pa e klikuar atë dhe saherë është rekomanduar faqja juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat