Fundi i censurës? Facebook teston në fshehtësi aplikacionin e ri në Kinë

Teknologji

Fundi i censurës? Facebook teston në fshehtësi aplikacionin e ri në Kinë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 13:13
Foto ilustruese

Facebook aktualisht në Kinë është duke testuar aplikacionin Colorful Balloons, i dedikuar për shpërndarjen e fotografive, transmeton “New York Times”.

Facebook është zyrtarisht i bllokuar në Kinë që nga viti 2009 dhe deri vonë janë pamundësuar edhe disa shërbime të WhatsApp.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg me vite është duke punuar në përparimin e marrëdhënieve me zyrtarët kinezë dhe për të dëshmuar se sa është i vendosur në këtë, ai ka mësuar për një vit edhe gjuhën mandarine.  Paul Moser, gazetar i “New York Times”, kohë më parë ka vërejtur aplikacionin Colorful Balloons në shitoren e Apple për Kinë. Ky aplikacion është i ngjashëm me Moments, aplikacionin ekzistues të Facebook për shpërndarjen e fotografive.

Buisness Insider ka kontaktuar Facebook për të konfirmuar nëse gjiganti i njohur teknologjik me të vërtetë qëndron prapa këtij aplikacioni. Zyrtarët e kompanisë u përgjigjën se që një kohë janë të interesuar për tregun kinez, në mënyrë që të mësojnë gjëra të reja për këtë vend dhe kulturën e tij.

“Aktualisht, jemi të okupuar me përparimin e zhvillimit të biznesit kinez dhe t’iu ndihmojmë zhvilluesve kinezë që të depërtojnë në tregjet e reja të platformave tona për marketing”, kanë thënë ata.

Kur bëhet fjalë për internetin, Kina paraqet njërin nga tregjet më të mëdha në botë, por edhe me më së shumti sfida. Google në vitin 2010 pamundësoi punën e shfletuesit të tij në këtë vend me arsyetimin se rregullat e censurës janë tepër të ashpra.

Facebook, po ashtu, ka tentuar të zbusë marrëdhëniet me Kinën përmes krijimit të mjetit të ri për censurën, i cili automatikisht do të largojë postime të ndryshme në disa rajone të caktuara gjeografike, shkruan “New York Times”.

Kompania asnjëherë nuk ka konfirmuar këto pohime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat