Apple pret shitje rekorde të orëve të saja të mençura

Teknologji

Apple pret shitje rekorde të orëve të saja të mençura

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 23:48
Ilustrim

Apple pritet së shpejti të prezantojë versionin LTE të orës së mençur, e cila pa dyshim se do të përmirësojë shitjen e këtyre pajisjeve të dorës.

Aktualisht Apple ka shitur rreth 10 milionë orë të mençura, qëkur pajisja ka dalë në shitje, në vitin 2015.

Zinxhirët e furnizimit presin që Apple të shesë rreth pesë milionë njësi të orëve të mençura gjatë tremujorit të katërt të këtij viti, duke arritur kështu bilancin e shitjes në gjithsej 15 milionë. 

Gjenerata e tretë e Apple Watch, me mbështetje LTE, sjell edhe aplikacionet e azhurnuara për komunikim të pavarur nga telefoni.

Analistët spekulojnë se gjatë vitit 2018, shitja e përgjithshme e Apple Watch do të arrijë në 20 milionë njësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat