Kujdes nga virusi më i ri në Facebook

Teknologji

Kujdes nga virusi më i ri në Facebook

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 20:09
ilustrim

Varësisht nga sistemi operativ, gjuha ose tipi i pajisjes në të cilin përdoret Facebook Messenger, virusi do të instalojë programin, i cili do të shkaktojë dëme të mëdha.

Përdoruesit e Facebook-ut, të cilët dëshirojnë të komunikojnë me miqtë e tyre përmes messenger-it, këtyre ditëve duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për shkak të virusit, i cili instalon programe të ndryshme malicioze në kompjuter, transmeton KosovaPress.

Virusi përhapet përmes një porosie, e cila duket sikur vjen nga një mik i juaji. Porosia përmban një link me emrin e mikut. Nëse klikoni në link do të hapet një fotografi nga profili i mikut tuaj, e cila duket sikur përmban video. Rreziku më i madh në këtë rast është se sapo të keni klikuar në link programi keqbërës do të instalohet në pajisjen tuaj.    

Në mesin e programeve të vërejtura deri më tash janë parapagimet premium SMS për marrjen e dokumenteve të rreme ose WAP Billing, program i cili në mënyrë automatike do t’ju marrë paratë nga llogaria në telefon.

Ekspertët për siguri këshillojnë të gjithë ata që përdorin Facebook Messenger, por edhe programe tjera për biseda, që të tregohen tepër të vëmendshëm dhe të mos klikojnë në linka pa ditur saktë se për çfarë bëhet fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat