Facebook, miliona dollarë për shtëpitë diskografike

Teknologji

Facebook, miliona dollarë për shtëpitë diskografike

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 12:17
Mark Zuckerberg

Të ngarkosh një video në Faceboook, me muzikë në sfond, pa u shqetësuar se mund të ndalohet nga vetë rrjeti social, pasi ka probleme me të drejtat mbi atë muzikë që ke zgjedhur.

Kompania e Mark Zuckerberg është gati të vendosë në tavolinën e shtëpive kryesore diskografike qindra miliona dollarë, për të lejuar përdoruesit e tij të postojnë video muzikore të autorizuara.

Sipas Bloomberg, Facebook ka synim të vendosë një program i cili me një flamur do të shënojë muzikën që cënon të drejtat e autorit. Por agjencia financiare vëren se duhet pak kohë për këtë, dhe të paktën dy vjet që programi të jetë gati. Ndërkohë editorët duan të rikompensohen në një farë mënyre, se sa të vihen në gjueti të të gjitha videove që ngarkohen në mënyrë ilegale për të kërkuar dëmshpërblim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat