Facebook zbulon kampanjën ruse për përhapje të dezinformimit

Teknologji

Facebook zbulon kampanjën ruse për përhapje të dezinformimit

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 13:19
Ilustrim

Kompania amerikane Facebook njoftoi se ka zbuluar burime të lidhura me Rusinë, të cilat kanë paguar 100.000 dollarë për mijëra reklama politike në këtë rrjet shoqëror gjatë dy viteve të kaluara.

Facebook lidhur me këtë ka njoftuar autoritetet amerikane, të cilat po hetojnë përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton KosovaPress.

“Në kuadër të kampanjës proruse janë shpenzuar  100.000 dollarë në rreth 3.000 reklama në periudhën dyvjeçare, e cila ka përfunduar në maj 2017”, njoftoi rrjeti shoqëror.

Faktet i janë dorëzuar prokurorit special Robert Miller, i cili po mbikëqyr hetimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale.

“Reklamat dhe llogaritë janë fokusuar në përhapjen e porosive të ndryshme politike dhe shoqërore”, thuhet në kumtesën e Facebook.

“Këto llogari tashmë janë shuar”, deklaroi drejtori i Facebook për siguri, Alex Stamos. 

Kampanja proruse është zbuluar në kuadër të hetimeve të brendshme të Facebook-ut për keqpërdorimet e mundshme në këtë rrjet shoqëror gjatë kampanjës presidenciale në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat