Përveç iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, Apple sjell edhe LTE Apple Watch

Teknologji

Përveç iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, Apple sjell edhe LTE Apple Watch

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 16:14
Tashmë dihet se në këtë mes do të jenë 4K Apple TV, iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Rrjedhja e iOS 11 nga GM ka dhënë shumë informacione lidhur me pajisjet e reja të Apple. Tashmë dihet se në këtë mes do të jenë 4K Apple TV,  iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Por tani në këtë mes thuhet se ka zënë vend edhe ora e mençur e kompanisë, LTE Apple, e cila është konfirmuar nga kjo rrjedhje e bërë online.

Ora e re LTE Apple Watch do të vijë me dizajn të njëjtë sikurse modelet tjera të Apple Watch, dhe kjo është konfirmuar sërish edhe përmes aplikacionit Apple Watch në iOS 11. Pajisja madje është shfaqë edhe në video, e cila është mëposhtë.

LTE Apple Watch e re pritet të vijë me një procesor të ri dhe më shumë RAM sesa pajisja aktuale. Nuk dimë saktësisht specifikimet e sakta në pajisjen e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat