Ora më e re e Apple punon vetëm në vendet ku ajo blihet

Teknologji

Ora më e re e Apple punon vetëm në vendet ku ajo blihet

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 12:41
Apple Watch

Ora më e re e mençur e Apple pritet tash të dalë në shitje dhe kanë nisur tema kontroverse që kanë të bëjnë me modelin LTE.

Pasi që T-Mobile ka hedhur poshtë pohimet për limitimin e shpejtësisë LTE-s, tash duket se konkurrenca LTE do të jetë e pranishme vetëm në vendet ku blihen pajisjet origjinale.

Përfaqësuesi për mbështetje i kompanisë Apple, tha se Apple Watch, i blerë në shitoret amerikane, do të punojë vetëm tek operatorët në SHBA. Kjo do të thotë se roaming nuk mbështetet kur përdoruesi do të shkojë në vende tjera.

Apple Watch Series 3 për këtë arsye mund të jetë në konflikt me ligjet evropiane, pasi që më herët gjatë këtij viti Komisioni Evropian ka marrë vendim për ndalim të roamingut mobil nga ana e operatorëve të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat