Pyetjet që nuk duhet t’i bëni kurrë në Google

Teknologji

Pyetjet që nuk duhet t’i bëni kurrë në Google

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:35
Ilustrim

Në shumicën e rasteve, Google mund të jetë një ndihmë e madhe për të gjetur diçka që ju nevojitet. Megjithatë, nganjëherë mund të jetë një orientues shumë i gabuar për ju.

“Bright Side” ka renditur disa nga pyetjet që nuk duhet t’i bëni kurrë në Google:

Simptomat tuaja shëndetësore

Para së gjithash, le të flasim për problemet tuaja shëndetësore. Ka shumë faqe interneti që specializohen në përmbajtje të tilla dhe natyrisht, shumica e tyre nuk menaxhohen nga profesionistë. Duke kërkuar kuptimin e simptomave tuaja në internet, nuk do të merrni kurrë një përgjigje të saktë. Krejt e kundërta – do t’ju bëjë të ndiheni më keq dhe të frikësuar. Nëse keni ndonjë lloj problemi shëndetësor, mos kërkoni “Doctor Google”. Programoni një vizitë në një mjek të vërtetë.

Çdo gjë të kundërligjshme

Ok, kjo është serioze. Ju mund të përpiqeni të shikoni gjëra të tilla si “si të bëni një bombë” ose “si të bëni amfetaminat”, e këtë thjeshtë sepse jeni kuriozë. Megjithatë, mbani në mend se shërbimet e sigurisë dhe të kontrollit të drogës gjithmonë ndjekin këto kërkime dhe nga adresa juaj IP mund të shfaqen të dhëna të tilla. Ju nuk doni të hyni në telashe për shkak të kuriozitetit tuaj, apo jo?

Kancer

Ky është rasti ku sa më pak e dini, aq më mirë do flini. Ka shumë lloje të kësaj sëmundjeje dhe shumica e tyre kanë simptoma që mund të jenë shumë të zakonshme për shumë raste të tjera të padëmshme. Shumica e njerëzve përjetojnë gjëra të tilla si marramendje, dobësi, përzierje, etj, por kjo nuk do të thotë se rrezikoni nga kanceri.

Sëmundjet e lëkurës

Ka shumë sëmundje të lidhura me lëkurën. Për disa arsye, ju mund të gjeni imazhe online të pothuajse të gjitha llojeve të tyre. Sidoqoftë, është shumë më mirë të mbeteni injorantë në këtë rast, sepse kjo lloj përmbajtjeje mund të jetë jashtëzakonisht shqetësues. Edhe në këtë rast duhet t’i drejtoheni mjekut dhe jo Googel-it.

Mushkëritë e duhanpirësve

Shumë prej nesh janë duhanpirës dhe herë pas here mendojmë për dëmin që na shkaktohet, sidomos për mushkëritë tona. Rrjeti është i mbushur me imazhe të mushkërive jonormale të duhanpirësve të rëndë, të cilat ju ndoshta mund t’i merrni shumë seriozisht dhe të çuditeni. Natyrisht, mund ta provoni Google-in nëse keni nevojë për një motivim të fortë për ta lënë, por nuk është ndonjë ide edhe aq e mirë.

Kafshët e rrezikshme

Ju lutemi, qëndroni larg një liste të tillë nëse nuk doni t’i shtoni vetes fobi të reja.

Emrin tuaj

Nuk është një sekret i madh që në epokën e internetit privatësia jonë është shumë në dyshim. Nëse përpiqesh t’i tregosh emrin tënd gogol-it, me siguri do të përballesh me disa rezultate të pakëndshme. Fotografitë ku ju dukeni të shëmtuar, informacion i vjetër, përmbajtje të parëndësishme, etj. Nëse gjeni diçka të tillë, ju do të dëshironi t’i fshini të gjitha. Megjithatë, kjo nuk është një gjë e thjeshtë për t’u bërë. Ndaj më mirë do të ishte të mos i futeshit fare këtij kërkimi.

Si behën lindjet

Ne të gjithë i kemi parë këto skena në filma. Gratë duke bërtitur me zë të lartë, mjekët duke u përpjekur për t’i qetësuar ato – të gjitha duken me të vërtetë stresuese, madje edhe në një film. Megjithatë, procesi i vërtetë i lindjes është njëqind herë më shqetësues. Është veçanërisht e rrezikshme që gratë të shikojnë dhe madje mund  t’i dekurajojnë ato që të mos lindin. Pra, mos u përpiqni të kërkoni për këtë. Kjo vlen edhe për lindjet cezariane.

Por çfarë të Google-ojmë atëherë?

Në vend që të kërkoni gjërat e pakëndshme në këtë listë, gjithmonë mund të argëtoheni me Google. Thjesht përpiquni të kërkoni ndonjë gjë duke filluar me “pse”, “si”, “bëni”, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat