Çfarë ndodhi? “Facebook” ra për 30 minuta në mbarë botën

Teknologji

Çfarë ndodhi? “Facebook” ra për 30 minuta në mbarë botën

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 06:28
Facebook

Rrjeti gjigant social “Facebook” ka rënë për 30 minuta, duke ua bërë të pamundur përdoruesve ngarkimin e materialeve.

Shumë përdorues raportuan se faqja po shfaqte një mesazh gabimi duke thënë “asnjë postim për të treguar” kur ata u përpoqën të ngarkonin në profil.

Është hera e dytë brenda disa javëve që rrjeti social kalon vështirësi të tilla teknike. Paraprakisht raportohet se kemi të bëjmë me një problem teknik, sidoqoftë shkaku vijon të mbetet i paqartë.

Gjysma e përdoruesve raportuan se faqja e tyre ishte ndërprerë tërësisht, ndërsa të tjerë raportuan gabime (error), shfaqje të postimeve të vjetra, apo kërkesa për të shtuar miq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat