Apple do të krijojë çipat e vet për MacBook

Teknologji

Apple do të krijojë çipat e vet për MacBook

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 20:55
Ilustrim

Kompania Apple po shqyrton mundësinë e zgjerimit të prodhimeve, në mënyrë që të ketë linjën e vet të procesorëve ARM për laptopat e ardhshëm MacBook.

Nikkei raporton se Apple po hulumton arkitekturën ARM, si mënyrë për t’u mbështetur sa më pak në komponentët e Intel dhe Qualcomm.

Arkitektura është në pronësi të Arm Holdings dhe mund të licencojë kompanitë sikurse është Apple.

Analistët besojnë se këta çipa do të bëhen edhe më të popullarizuar me hyrjen në industrinë e laptopave, për të përmirësuar mobilitetin dhe punën e baterive.

Megjithatë, pritet të kalojnë edhe disa vite derisa Apple të hidhet në procesorët in-house ARM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat