Një milionë njerëz në Maqedoni përdorin Facebook

Teknologji

Një milionë njerëz në Maqedoni përdorin Facebook

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 10:54
Ilustrim

72.2% e njerëzve e përdorin internetin në Maqedoni. E përkthyer në numra, 1.503.000 qytetarë të Maqedonisë e përdorin botën e internetit.

Prej këtyre, një milionë nga qytetarët që kanë qasje në internet e përdorin Facebook-un. Pra një milion qytetarë të Maqedonisë kanë llogari në Facebook, thonë nga Internet World Stats. Përndryshe, Maqedonia ka 2,083,308 qytetarë.

Nga rajoni më shumë internet se Maqedonia përdorin shtetet: Sllovenia (75.5%) dhe Kroacia (74.4%).

Pas Maqedonisë në rajon janë: Mali i Zi (69.9%), BeH (69.3%), Greqia (69.1%), Serbia (67.1%), Shqipëria (66.4%) dhe Bullgaria (59.8%).

Në botë 51.7% e qytetarëve përdorin internet sipas Internet World Stats. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat