16 vite më parë Apple prezantoi iPod-in e parë

Teknologji

16 vite më parë Apple prezantoi iPod-in e parë

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 06:55
IPod

Data e djeshme shënon 16 vjetorin e debutimit të iPod-it të parë, i cili u prezantua nga Apple më 23 Tetor 2001.

Atë kohë CEO i Apple Steve Jobs u ngjit në skenën e Apple Town Hall në Cupertino dhe prezantoi pajisjen e cila mund të mbante në xhepin tuaj një librari të tërë me muzikë.

Gjenerata e parë e iPod që Apple krenohej duke thënë se zinte 1,000 këngë në xhepin e përdoruesve, ishte në formë drejtkëndore me ekran 1.8 inç dhe memorje 5GB.

Ekrani LCD ishte në ngjyrë të bardhë dhe të zezë dhe kishte një rrotë mekanike klikimi dhe shfletimi. Ajo rrethohej nga butonë të shpejtë për shfletimin e muzikës.

Bateria e iPod-it të parë zgjaste për 10 orë me një ngarkim të vetëm dhe kushtonte 399 dollar.

Modele të reja iPod u prezantuan çdo vit ndërsa një tjetër moment i rëndësishëm për pajisjen ishte iPod Photo në 2004-ën, i pari iPod me ekran me ngjyra ndjekur nga iPod mini dhe iPod Nano në 2005-ën.

Shkëlqimi i kësaj pajisje mori tatëpjetën në 2007-ën me mbërritjen e iPhone. I prezantuar gjashtë vite pas iPod, iPhone me shpejtësi zëvendësoi atë që ishte pajisja e parë origjinale për luajtjen e muzikës.

iPhone bënte çdo gjë që bënte iPod madje edhe më shumë. Në 16 vitet e fundit kompania gjithnjë ka qenë në vijën e parë të frontit kur flasim për materialet muzikore duke kulmuar me debutimin e Apple Music shërbimi i cili ka 30 milion abonentë me pagesë.

Apple tërhoqi iPod Nano dhe iPod Shuffle përgjithnjë në Korrik të 2017-ës. /PCworld Albanian

 

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat