Facebook eksperimenton me News Feed, një për postimet personale dhe një për komerciale

Teknologji

Facebook eksperimenton me News Feed, një për postimet personale dhe një për komerciale

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 09:56
Facebook

Rrjeti social Facebook tha ditën e Hëne se ishte duke eksperimentuar me një ide e cila ndan Furnizuesin e Lajmeve (News Feed) në dy pjesë, duke ndarë postimet komerciale nga ato personale.

Kjo lëvizje pritet të nxisë bizneset të investojnë më shumë në reklamim në platformën me 2 miliard përdorues në muaj.

Facebook News Feed, gur themeli i rrjetit social më të madh në botë, është shtëpia e një mori postimesh si foto dhe të reja nga miqtë e familja, nga njerëzit e famshëm por edhe reklamave të bizneseve.

Ky eksperiment, i cili po realizohet në vetëm gjashtë vend të vogla të botës, ofron për përdoruesit dy News Feed sipas kompanisë: njëri i fokusuar tek miqtë dhe familja dhe tjetri tek faqet që përdoruesit kanë pëlqyer.

Ndryshimi do të detyrojë çdo publikues apo faqe të paguajë nëse dëshiron që reklamat e tyre të shfaqen tek News Feed dedikuar familjes dhe miqve.

Testimet e para janë kryer në Bolivi, Kamboxhia, Guatemala, Serbi, Sllovaki dhe Sri Lanka, një eksperiment i cili pritet të zgjasë disa muaj.

Adam Mosseri, ekzekutivi i Facebook i cili drejton politikat e News Feed tha se kompania nuk ka në plan të ofrojë një shërbim të tillë për 2 miliard përdoruesit përsa kohë është në fazë eksperimentale.

Gjithashtu faqet nuk do të jenë të detyruara të paguajnë për përhapjen e informacionit të tyre gjatë kësaj kohe.

Eksperimenti thuhet se ka prekur disa publikues dhe media në Sllovaki raporton një gazetar lokal në Medium. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat