Tim Cook do ta lërë Apple?

Teknologji

Tim Cook do ta lërë Apple?

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 09:17
Tim Cook

Kreu i Apple, Tim Cook tha se po përgatit disa njerëz që tu lërë rolin drejtues në kompani.

Ai i bëri këto komente gjatë një interviste të dyqanit më të madh të Apple në Chicago. “Rolin tim si administrator e shoh për të përgatitur disa njerëz që të bëhen administrator, dhe unë këtë po bëj. Më pas është bordi që merr vendimin kur të vijë koha”,ka thënë Cook për BuzzFeed News.

Për intervistën, Cook ka qënë përkrah Angela Ahrendts, e cila drejton rrjetin e shpërndarjes së Apple, dhe më herët është vënë re si një administratore e ardhshme.

Cook u emërua krye të Apple si administratori i ri në 2011, kur Steve Jobs u tërhoq për shkak të sëmundjes së tij, transmeton tch. Jobs ndërroi jetë tre muaj më vonë, pak pasi publikoi iPhone 4S.

Tim Cook është vetëm 56 vjeç dhe nuk ka gjasa të dalë në pension herët, por zërat flasin se ai është mjaft i interesuar për një karrierë në politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat