Teknologji e re për matjen e përformancës së sportistëve

Teknologji

Teknologji e re për matjen e përformancës së sportistëve

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 06:35
ilustrim

Ndërsa pajisjet elektronike për gjurminin e kalitjes fizike bëhen gjithnjë e më të vogla dhe më të sofistikuara, disa klube profesionale sportive i shohin përfitimet për ndjekjen në kohë reale të arritjeve të atletëve. Klubet e futbollit në Britani po testojnë byzylykë të lehtë që masin disa dhjetëra parametra tek lojtarët.

Lojtarët e ekipit të futbollit “West Bromwich Albion” gjatë stërvitjeve tani mbajnë pajisje gjurmuese të kalitjes fizike në një xhep të posaçëm.

Matthew Green është trajner i kalitjes fizike.

“Brenda pajisjes ndodhet një matës shpejtësie, GPS, një magnetometer dhe një xhiroskop. Këto pajisje ofrojnë të dhëna të ndryshme nga trajnimi rreth lëvizjes së lojtarëve gjatë stërvitjes.”

Të dhënat e përcjella tek një kompjuter pranë fushës së futbollit përfshijnë distancën e përshkruar nga çdo lojtar, shpejtësinë e tyre, sa herë ndryshuan drejtimin, normat e përshpejtimit dhe ngadalësimit si dhe rrahjet e zemrës – të gjitha sëbashku deri 1 mijë pika të dhënash për sekondë.

“Kjo na mundëson të diskutojmë në kohë reale se si po shkojnë seancat e trajnimit në bazë të planifikimeve dhe nëse jo, çfarë duhet të bëjmë. A duhet të zgjasim seancën e trajnimit apo ta planifikojmë më ndryshe”, thotë trajneri Green.

Në vend të varësisë në sistemin e navigimit GPS, vendodhja e lojtarëve ndiqet përmes një sistemi transmetuesish të instaluar përreth fushës së futbollit. Aktualisht, sportistët i përdorin këto pajisje vetëm gjatë stërvitjeve ndërsa trajnerët po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të tyre edhe gjatë ndeshjeve.

“Ndërsa njesia zhvillohet mendoj se përdorimi i saj nga lojtarët do të bëhet normë edhe gjatë ndeshjeve. Aktualisht disa klube i përdorin por jo klubet e kategorisë së parë”, thotë trajneri Green.

Ndërsa diferenca mes atletëve më të mirë është shumë e vogël, patja në kohë reale e të dhënave për çdo lojtar mund të ndihmojë trajnerët të marrin vendime të rëndësishme gjatë momenteve më dramatike të ndeshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat