Mark Zuckenberg më shumë dhuron se sa shpenzon

Teknologji

Mark Zuckenberg më shumë dhuron se sa shpenzon

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 09:51
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka një pasuri neto prej 74 miliard dollarësh.

Ai është njeriu i pestë më i pasur në botë, sipas indeksit të Bloomberg për miliarderët nëpër botë.

Megjithatë për të thuhet se ai nuk ka shije, sidomos kur është fjala për makina, rroba dhe destinacione pushimesh, gjithnjë duke e lidhur me pasurinë e tij.

Së fundmi ai ka themeluar së bashku me gruan tij Prichilla, fondacionin Chan Zuckerberg. Në maj të vitit 2012, tetë vjet pas themelimit të rrjetit social, Facebook debutoi në bursën e Nju Jorkut. Çdo vit që nga ajo kohë, Zuckerberg ka shtuar një mesatare prej 9 miliardë dollarë në vlerën e tij neto.

Megjithë statusin e tij si një nga manjatët më të pasur të teknologjisë, braktisja e shkollës së Harvardit duket se ndikoi të bënte një jetesë pak më modeste, me gruan e tij Priscilla Chan dhe dy vajzat e tyre.

Ashtu si shumë elitarë të Silicon Valley, Zuckerberg pëlqen të vishet me uniformë. Megjithëse në dukje rroba shumë të thjeshta, janë të dizajnuara nga markat më luksoze dhe thuhet se janë shumë më të shtrenjta nga ajo që duket, një bluzë mund ti kushtojë qindra madje dhe mijëra dollarë.

Zuckerberg është i njohur si miliarderi që përdor makina me çmim të lirë. Ai shihet duke lëvizur me një Acura TSX, Volkswagen me portobagazh, dhe një Fit Honda, të cilat janë vlerësuar mbi ose nën  30,000 mijë paund.

Ekziston një gjë që Zuckerberg nuk nuk e ka shfaqur asnjëherë, mburrjen për pasuritë e patundshme. Në maj të vitit 2011, ai bleu një shtëpi prej 5.000 metra katrorë në Paolo Alto për 7 milionë dollarë, gjë për të cilën fillimisht tha se ishte e asistentit të tij.  Vitin tjetër ai filloi të blinte prona rreth shtëpisë së tij, duke shpenzuar më shumë se 30 milionë dollarë në katër shtëpi, me plane për ti rindërtuar.

Ai gjithashtu zotëron një vilë në San Francisko. Ai bleu shtëpinë 5,500 metra katrorë në vitin 2013 dhe bëri me rreth 1 milion dollarë rinovime, duke përfshirë edhe rimodelimin e kuzhinës dy herë.  Në vitin 2014, bleu dy prona me vlerën 100 milionë dollarë në ishullin Kauai, me sipërfaqe prej 357 hektarësh si dhe Pila’a Beach, një plazh prej 393, një plazh me rërë të bardhë. Zuckerberg tha se ai dhe Chan blenë tokën, sepse janë të përkushtuar për të ruajtur bukurinë natyrore.

Zuckerberg nuk duket se udhëton shumë për kënaqësi. Por kur ai udhëton, e bën me plot gojën. Facebook ia mbulon të gjitha shpenzimet. Transporti dhe shpenzimet e një udhëtimi të Zuckerberg i kushtuan kompanisë rreth 5 milionë dollarë në vitin 2015.

Ka gjasa që shpenzimet do të jenë shumë më të larta këtë vit, pasi Zuckerberg shpenzoi shumë për bamirësi dhe për të prekurit nga stuhitë e fundit në Porto Rico.

Zuckerberg shpërndau fotot në Facebook mbi përvojat e tij në zemër të Amerikës. Në fund të fundit, duket se pasuria dhe luksi janë gjë e parëndësishme për të. Në fakt, përparësia e tij kryesore është më shumë dhurimi i parave të tij, në vend që ti harxhojë vetë, shkruan The Independent.

Zuckerberg është anëtar i Giving Pledge, duke u bashkuar me Bill Gates, Warren Buffett dhetë tjerë që janë zotuar të dhurojnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi. Ai planifikon të shesë 99% të aksioneve të tij të Facebook më vonë.

Zuckerberg ka kontroll të plotë mbi të ardhmen e Facebook-ut, në sajë të të drejtave të votës së tij. Çmimi i aksioneve të Facebook është rritur mbi 50% që nga prilli 2016 dhe Zuckerberg ka thënë se ka në plan të përshpejtojë shitjen e aksioneve për të financuar Iniciativën The Chan Zuckerberg. Ai planifikon të shesë 35 deri në 75 milionë aksione gjatë 18 muajve të ardhshëm, duke kapur një vlerë prej 6 deri në 12 miliardë dollarë.

Disa nga aksionet e tij në Facebook do të shkojnë për fondacionin Chan Zuckerberg, një organizatë filantropike që e themeloi me gruan e tij në vitin 2015, duke u përqendruar në “të mësuarit personalizuar, shërimin e sëmundjeve, lidhjen e njerëzve dhe ndërtimin e komuniteteve të forta”.

Iniciativa Chan Zuckerberg po merret me çështjet lokale dhe globale. Vitin e kaluar, Zuckerberg dhe Chan investuan 3 miliardë dollarë në kërkime të fokusuara në shërimin e sëmundjeve deri në fund të shekullit. Më parë dhuroi 5 milionë dollarë për të ndihmuar të paktën 60 mësues në Redwood City dhe East Palo Alto, Kaliforni, për të blerë secili shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat