Apple mund të ndalojë përdorimin e komponentëve Qualcomm

Teknologji

Apple mund të ndalojë përdorimin e komponentëve Qualcomm

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 14:32
The Wall Street Journal

The Wall Street Journal raporton se kompania nga Kupertino nuk planifikon që të përdorë komponentët e Qualcomm në prodhimet e veta për vitin 2018.

Sipas gazetës, Apple po tenton të gjejë mënyrat që gjatë vitit 2018 dizajni i modeleve iPhone dhe iPad të mos bazohen shumë në komponentët e Qualcomm.

Aktualisht, Intel dhe Qualcomm sigurojnë modem për iPhone, por nëse raportimet dalin të sakta, Apple do të mund të furnizohet përmes Intel, ose të angazhojë kompani tjera sikurse është MediaTek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat