Krahas Instagram, Facebook sjell sondazhet edhe në rrjetin social

Teknologji

Krahas Instagram, Facebook sjell sondazhet edhe në rrjetin social

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 00:41
ilustrim

Vetëm dy javë pasi bleu tbh, një aplikacion të komplimenteve anonime, Facebook vendosi të marrë më të mirën e tij dhe ta integrojë në rrjetin social.

Me këtë veçori të re, e disponueshme në Instagram prej disa ditësh, përdoruesit mund të krijojnë sondazhe me dy përgjigje për miqtë dhe ndjekësit të cilët mund të votojnë nga News Feed.

Veçoria është e disponueshme në uebsajtin dhe aplikacionin mobil të Facebook dhe funksionon ngjashëm me homologun e Instagram duke limituar sondazhet në vetëm dy pyetje në të njëjtën kohë.

Përdoruesit mund të zgjedhin të ngarkojnë foto dhe GIF së bashku me opsionet e paraqitura.

Është më rëndësi të thuhet se sondazhet nuk janë anonime dhe votoja juaj do të jetë e dukshme për të gjithë përfshirë edhe krijuesin.

Në të kaluarën rrjeti social ka eksperimentuar me sondazhet por asnjëherë nuk ka pasur një qëndrim konsistent lidhur me mënyrën sesi duhej të funksionin.

Tashmë me blerjen e tbh, aplikacionit shumë popullor tek adoleshentët, Facebook mund të ketë gjetur përgjigjen e duhur. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat