Alarmi i ish-Presidentit të Facebook: Ndihmova në krijimin e një monstre

Teknologji

Alarmi i ish-Presidentit të Facebook: Ndihmova në krijimin e një monstre

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:33
Sean Parker

“Vetëm Zoti e di se çfarë po u bën trurit të fëmijëve tanë!”. Ky është alarmi i lëshuar jo nga ndonjë përdorues i rëndomtë i rrjeteve sociale, por nga një person që ka një peshë të madhe në ngritjen e Facebook.

Sean Parker, ish-themelues dhe ish-President i rrjetit më të madh social sot shpërtheu në kritika dhe shprehu shqetësimet në lidhje me ndikimin e platformës tek të rinjtë.

“Në hapat e parë pyetja që i bënim gjithmonë vetes ishte: si t’u konsumojmë sa më shumë kohë dhe t’u tërheqim vazhdimisht vëmendjen përdoruesve? Kjo do të thotë se duhet të shpiknim një platformë që herë pas herë lëshon pak dopaminë përmes aktiviteteve në të, si pëlqimi i një fotoje, statusi, apo bërja e një komenti e kështu me radhë”, thotë Parker.

Parker, që u bë i famshëm në qarqet “hi-tech” me shërbimin e ruajtjes dhe shpërndarjes së të dhënave, Napster është i penduar. Roli i tij në ngritjen e Facebook ka qenë i madh. Në filmin “Social Network”, ku Parker luhet nga Justin Timberlake, është ai që prezanton idenë e Mark Zuckerberg përpara investitorëve të fuqishëm.

“Ndihmova në ngritjen e një monstre!”, thotë ai sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat