Tri aplikacionet më të sigurta për t’i fshehur fotot seksi

Teknologji

Tri aplikacionet më të sigurta për t’i fshehur fotot seksi

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:22

Shkëmbimi i mesazheve seksi ka ekzistuar kaherë, qysh në kohërat e lashta kur çiftet shkëmbenin mesazhe të tilla përmes dërgimit të letrave.

Por tani avancimi i teknologjisë e ka bërë më të lehtë këtë proces, dhe përveç dërgimit të mesazheve seksi, tani çiftet vazhdimisht shkëmbejnë edhe foto seksi.

Por, çfarë bëni pasi e dërgoni apo pranoni një foto të tillë? Përderisa një opsion është t’i fshini menjëherë, opsioni tjetër është t’i ruani.

Megjithatë, nëse dëshironi t’i ruani, është mirë t’ia bëni vetes dhe partneres një favor dhe t’i fshihni në mënyrën më të sigurt të mundshme.

E për t’i fshehur në mënyrën më të sigurt, ia vlen të mbështeteni në këto aplikacione:

“Private Photo Vault”
Ky aplikacion jua mbron fotografitë seksi me ndihmën e një folderi me PIN, dhe ju mund të krijoni edhe shkallë tjera të sigurisë brenda aplikacionit.

Aplikacioni e ofron edhe një karakteristikë të mahnitshme të sigurisë, ku nëse dikush tenton fshehtazi të futet në atë aplikacion pa vetëdijen tuaj dhe e shtypë PIN-in gabim, aplikacioni në momente të tilla shkrepë foto dhe e incizon lokacionin aktual të celularit.

Private Photo Vault është në dispozicion falas për iOS dhe Android.

“Best Secret Folder” e fshehë veten në faqen kryesore të celularit me një emër të rrejshëm “My Utilities”. Këtë mënyrë, ju do të keni qasje në atë folder të mbrojtur me fjalëkalim, dhe askush nuk do ta dijë se brenda tij gjenden foto sekrete.

Aplikacionin mund ta gjeni falas në App Store.

“Gallery Vault”
“Gallery Vault”, përveç se është i mbrojtur me fjalëkalime, aplikacioni gjithashtu mund të fshihet në faqen kryesore të celularit dhe t’i enkriptojë të gjitha të dhënat tuaja të ndjeshme.

Aplikacioni ka edhe një shfletues privat brenda tij, i cili ju mundëson të shkarkoni fajle direkt në aplikacion dhe t’i transferoni të dhënat e enkriptuara në një kartë të jashtme SD.

Këtë aplikacion mund ta gjeni falas në të gjitha shërbimet e Android-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat