Keni shumë ndjekës në Instagram dhe Facebook? Ja çfarë thotë shkenca

Teknologji

Keni shumë ndjekës në Instagram dhe Facebook? Ja çfarë thotë shkenca

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 22:31
Ilustrim

Duke qenë se rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë edhe shkenca ka nisur t’i shikojë ato si potenciale të mundshme për përpilimin e studimeve të ndryshme që mund të tregojnë gjëra të reja mbi karakteret tona.

Në iniciativën e fundit të ndërmarrë nga Universiteti i Karolinës së Veriut, është bërë me dije se personat të cilët kanë më shumë ndjekës në Instagram dhe më shumë miq në Facebook në fakt janë më të prirur për të qenë materialistë.

Kjo sepse sipas studiuesve, këta njerëz e shohin rrjetin social si një vend të mirë biznesi dhe pranojnë shumë ndjekës e miq virutalë me idenë se ata, diku apo dikur mund t’i duhen për të krijuar lidhjet e duhura ose thjesht për ta kthyer profilin e tyre në blog fitimprurës.

Sigurisht që pasja e shumë miqve e ndjekësve në rrjete sociale lidhet edhe me dëshirën e disa personave për tu ekspozuar dhe për tu bërë të famshëm, detaje këto që gjithsesi lidhen me materializmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat